Një aksident i rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në aksin Qafë-Thanë-Prrenjas, ku një autobuz i mbushur me gjimnazistë ka dalë nga rruga, por fatmirsisht pa dëmtime një njerëz, e ndërkohë që mungonte një njoftim zyratar nga policia e Elbasanit.
Për këtë rast ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari i cili shkruan se autobuzi me 40 gjimnazistë u përplas fillimisht me bordurën dhe pas me anësoret e rrugës, pasi shoferi ishte i pirë.
Më tej në mesazhin e tij qytetari dixhital shkruan se mësueset porositën nxënësit të mos e bënin publike ngjarjen.
Postimi i plotë
Ndihma e pare mjeksore per femijet e plagosur ne Qaf Thane tejet e vonuar, shoferi kishte hedhur dy birra, femijet i shpetoj Zoti! sb
Pershendetje doktor Berisha, dje rreth ores 16 pasdite ne aksin Qafe Thane-Prrenjas ka ndodhur nje aksident. Nje autobuz me rreth 40 nxenes te nje gjimnazi te bashkise Roskovec u perplas fillimisht me shkembin dhe me pas me anesoret e rruges, fati i mire qe autobuzi nuk perfundoi ne gremine pasi gjysma e tij ngeli jasht ne gremine dhe gjysma ne rruge. Ne ishim makina direkt pas autobusit kemi lajmruar 112 dhe vetem nje ambulance ka ardhur. Si mund te transportohen 30-40 nxenes me nje ambulance? I kemi nxjerr nga dritarja pasi dera ishte bllokur dhe jan transportuar me makina te rastit. Mesueset porositnin nxenesit mos e beni publike , shume kan thyer kembet , duart e me fraktura te ndryshme . Urgjenca e Prrenjasit nuk kishte staf. Nje nga mesueset komunikonte vazhdimisht me kryetaren e bashkise Roskovec pasi eksursioni ishte organizuar nga bashkia. Nxenesit tregonin qe shoferi kishte pire 2 birra , sipas mendimit tone shpejtsia ishte tej normave te lejuara pavarsisht se rruga kishte lageshtire. Ne momentin e aksidentit aty kaloi dhe nje eskorte me targa zyrtare dhe fenelina ndezur por as qe ndaluan per te dhene ndihmesen e tyre. Anonim te lutem.
(M.Q/Faxweb)