Zhytja e autobusit në lumin Yangtze është shkaktuar nga lufta midis shoferit dhe pasagjeres.
Pamjet e sigurisë nga një autobus i cili u rrëzua në një lumë në Kinë, ka zbuluar se shoferi ishte duke luftuar me një nga pasagjeret.
Autobusi u zhyt 50 metra larg urës në lumin Yangtze në Chongqing të dielën – ku të paktën 13 udhëtarë vdiqën dhe dy të tjerë u zhdukën.
Raportet e hershme thanë se autobusi kishte dalë nga rruga për shkak se kishte dashur të shmangte një makinë që po afrohej. Por pamjet e reja tregojnë se shoferi ishte goditur nga një pasagjere, për rrjedhojë edhe për shkak se po udhëtonte me shpejtësi, autobusi kthehet në korsinë e kundërt dhe shkatërron pengesat e sigurisë.
Policia tha se konflikti midis shoferit dhe pasagjeries ishte shkaku i rrëzimit, – shkruan gazeta shtetërore People’s Daily.
Policia tha se pasagjerja, e identifikuar si një grua e moshës 48-vjeçare me mbiemrin Liu, ishte e zemëruar pasi shoferi nuk e kishte ndaluar autobusin në vendin e ndalimit të saj. Ata thanë se Liu e goditi shoferin e quajtur Ran, me telefonin e saj celular kur ai refuzoi të ndalet.
Dëshmitarët kishin thënë se panë autobusin të kalonte në anën e gabuar të rrugës përpara se të përplaseshin përmes një pengese të sigurisë në rrethin e Wanzhou.
Një operacion i madh shpëtimi u montua me ekipet e zhytësve dhe dhjetëra anije si dhe vinça të vendosura në vendin e ngjarjes. Por nuk ka pasur raporte për të mbijetuarit. Mbeturinat e autobusit u hoqën nga lumi në një thellësi prej 71m natën e së mërkurës.
Disa nga trupat e udhëtarëve duhej të tërhiqeshin nga zhytësit. Përplasja, në një urë të mirëmbajtur dhe relativisht të qetë, e ka tronditur Kinën. Mediat sociale komentuan gjerësisht të premten, ato fajësuan pasagjeren për rrëzimin e autobusit, edhe pse disa të tjerë gjithashtu kritikuan shoferin për reagimin.
Një poster që u vendos mbi Weibo, Wanten888, thosht: “Nëse shohim ndonjë konfrontim të udhëtarëve me shoferin e autobusit, ne nuk duhet të qëndrojmë të qetë!”
Një tjetër shkruante se ishte “zemërthyer” pasi kishte dëgjuar udhëtarët e tmerruar, ndërsa një përdoruese Weibo e quajtur Liza tha se “duhet të ekzistonte një ligj që ndalonte udhëtarët të tejkalonin një distancë të konsiderueshme me shoferët e autobusëve”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)