Një skenë të rezikshme dhe tmerri kanë parë paraditen e sotme kalimtarët në kryqëzimin tek “21 Dhjetori”. Policia ka ndaluar një burrë, i cili ka qenë duke udhëtuar me automjetin tij. Kjo pasi shoferi i kësaj një makine po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe ishte futur në korsinë e kundërt, duke u bërë kështu burim aksidenti.
Fatmirësisht burri është neutralizuar në kohë dhe asnjë gjë e keqe nuk ka ndodhur. Ai është shoqëruar në komisariat menjëherë. “Ishte i pirë tek “21 Dhjetori”. Kish hyrë në korsi tjetër. Në makinë ishte shoferi, tullë fare. Mezi e nxorën nga makina se ishte tapë”, shkruan qytetari që ka parë çdo gjë me sytë e tij për Jeta Osh Qejf. (J.V/Shuplaka)