Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një video të shpërndarë në rrjetin e saj Facebook ka bërë edhe njëherë thirrje që të qëndrojmë në shtëpi teksa ka publikuar mesazhin e fortë të shefes së Infektivit, Najada Çomos.
Çomo iu drejtohet të gjithëve që të qëndrojnë akoma në shtëpi edhe pse këto ditë ka pasë disa të shëruar teksa pohon se situata është mjaft e rënduar dhe numri i pacientëve ështënë shtim.
Më tej, Çomo tha se kur i duhet të mbërrijë në punë, shikon grupe njerëzish duke e konsideruar të tmerrshme dhe se nuk e dinë se ç’luftë bëhet tek Shërbimi Infektiv.
“Ju përshëndes nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga koronavirusi. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është numri i personave të shëruar nga virusi. Jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës. Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shoh njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar”, tha mjekja e njohur.
?⚪️“Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi këtu në spitalin Infektiv! Ju lutem qëndoni në shtëpi! “
#THIRRJA e prof. Najada Çomo nga shërbimi infektiv në QSUT”??, shkruan Manastirliu krah videos.
https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/666755974154614/?t=104