Ajo vdiq në moshë 27-vjeçare duke shokuar botën e muzikës. La pas një jetë të pasur artistike. Fjalën e kemi për Amy Winehouse e cila vdiq nga mbidoza dhe të gjithë u trishtuan për humbjen e saj.
Më shumë se 6 vjet nga vdekja tragjike e këngëtares, i ati Mitch thotë se vajza e tij është mjaft prezente në jetën e përditshme dhe se fantazma e saj e viziton rregullisht në shtëpinë e tyre në Kent.
Babaii sja në një intervistë për ” The Sun” tha se se shpirti i Amy vjen dhe ulet në fund të krevatit të tij dhe ai është rehat duke e ditur që vajza është ende me të.
“Në fakt tre vjet nga vdekja e saj mendoja se një ditë ajo do të kthehej në një formë apo një tjetër, dhe ajo erdhi, jo fizikisht, por shpirtërisht gjatë gjithë kohës”, ka thënë Mitch. (J.V/Faxweb)