Barcelona do të jetë në kërkim të një trajneri të ri përpara sezonit 2024-25.
Xavi Hernández njoftoi të shtunën se do të largohet nga posti i trajnerit të klubit spanjoll pas përfundimit të sezonit 2023-24.
“Kam vendosur që nuk do të vazhdoj përtej 30 qershorit. Është një vendim i arsyeshëm për të mirën e klubit”, tha Xavi.
Ky vendim erdhi pas disfatës së Barcelonës në Camp Nou, ku u mposht 5-3 nga Villarreal.