Pavarësisht se e shohim shpesh në ekran, juristja Eni Çobani përpiqet që ta mbajë sa më të fshehtë jetën e saj familjare.
Mirëpo rregullat janë bërë për të thyer, dhe prandaj Eni sot ka vendosur që të postojë një foto me bashkëshortin e saj.
Eni ka uruar bashkëshortin e saj për ditëlindje në “Instagram” me një dedikim romantik, ku i shpreh dashurinë që ndjen për të por edhe sa shumë e vlerëson.
“Të dua, jo për atë që je, por për atë që jam unë kur jam me ty. Edhe me gjithe te mirat e kesaj bote Ave. Per mua je jo vetem bashkeshort por mbi te gjitha shoku i jetes dhe babai i perkryer i Aldit tone.”
Në një dalje televizive pak ditë më parë juristja u shpreh se viti i kaluar nuk kishte nisur dhe aq mirë për të, por kur e shohim këtë foto nuk themi të njëjtën gjë për 2020-tën.