Të gjithë njihemi me mizoritë që kryen grupi terrorist ISIS, në vrasjen dhe masakrimin e personave në emër të “kauzave” të tyre, si dhe vuajtet që heqin disa prej personave të cilët pa e ditur, bëhen pjesë e tij. E tillë është dhe historia e këtij djaloshi 15 vjeçar i quajtur Mustafa, i cili që kur ishte në moshën 12 vjeçare ishte dërguar në disa kampe të ISIS nga babai i tij.
Atje të miturit i kishin dhënë detyrën të ndihmonte me prerjen e kokave, duke bërë foto e duke hedhur trupat larg kampit.
Në një intervistë për median MEMRI Mustafai zbulon horroret që i është dashur të kalojë gjatë kësaj pune të tmerrshme, duke sjellë në memorje se si i ishte dridhur gjithë trupi kur kishte parë prerjen e parë të kokës, por kishte heshtur.
Ndërkohë ai shprehet se detyra e tij ishte vetëm që t’i bënte fotografi kufomës dhe kokës së prerë, për të vërtetuar që ishte kryer puna. Pastaj tërhiqte trupat e gjakosur që t’i zhduknin. Sipas tij në total, djaloshi tashmë 15 vjeçar e kishte ndihmuar të atin me gjashtë prerje kokash.
Ai tregonte se babai i tij mbante dhe tri gra si skllave, në shtëpi, vetëm për të pastruar, të cilat ishin kapur nga fiset Jazidi, në Irak.
Ndërsa të birin e merrte në luftime dhe e rrihte keq sa herë që shfaqte shenja frike. Këtij makthi, Mustafai i shpëtoi vetëm pasi u arrestuan në Al Tabka, vitin e kaluar ndërsa sot jeton në një qendër rehabilitimi, ku ka nisur t’i shoh gjërat e tmerrshme që ka kaluar me një tjetër sy.
(B.L/FAXWEB.AL)