Skandali i transmetuar në emisionin “Fiks Fare” për prostitucionin ne shoqatën artistike “Ferdinand Deda”, bëri mjaft bujë, ku nuk mungoi edhe reagimi i Elton Dedës. Djali i Ferdinand Dedës është shprehur se ai do të bënte çdo veprim të mundshëm për të larguar emrin e babait nga ajo shoqatë.
I ftuar në emisionin “Rudina”, kompozitori ka treguar se shoqata tashmë është pezulluar, ndërsa ka shtuar se për çdo rast që do të përdoret emri i babit të tij, duhet të merret leje nga familja.
“Nuk është e çuditshme që një shoqatë të krijohet në emrin e një ikone, siç ka qënë babi. Kjo u mor vesh në mënyrën më të shëmtuar, se emri i nderuar i Fred Dedës përdorej për prostitucion. Unë jam interesuar në Gjykatë dhe shoqata është pezulluar”, ka thënë ndër të tjera Elton Deda.
(J.D/Faxweb.al)