07:46 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shoqata e Konsujve me kryetar të ri, Ylli Ndroqi President nderi për 6 vite

16:31 | 06/07/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shoqata e Konsujve me kryetar të ri, Ylli Ndroqi President nderi për 6 vite

Kryetari i ri i Shoqatës së Konsujve të Nderit është zgjedhur Gentian Sula, i cili do të qëndrojë në këtë post për dy vitet e ardhshme.

Pasi drejtoi për 4 vite me sukses shoqatën, Ylli Ndroqi është zgjedhur President Nderi me një mandat 7 vjeçar.

Konsujt e Nderit gjatë drejtimit të Ylli Ndroqit dhanë një kontribut të çmuar për promovimin e potencialit ekonomik mes shteteve.

Gjatë takimit të zhvilluar, Konsujt e nderit në Shqipëri diskutuan strategjinë për dy vitet e ardhshme.

Në fjalën e tij, Sula theksoi se profili i shoqatës së Konsujve të Nderit është konsoliduar në drejtimin e Ylli Ndroqit

Sula: Do të organizojmë tryeza me ekspertë dhe ministra për çështjet e turizmit dhe ato ekonomike. Bashkë me Ylli Ndroqin do të vazhdojmë me mekanizmat që shoqatës t’i shtohen vlerat.

Nga ana tjetër Presidenti i Nderit i Shoqatës së Konsujve, Ylli Ndroqi, duke bërë një bilanc të punës së tij 4 vjeçare të drejtimit të Shoqatës së Konsujve tha se tashmë falë një pune intensive figura e Konsullit të Nderit ka marrë rëndësinë e duhur në çdo sektor dhe aspekt të punës përkatëse.

Zoti Ndroqi theksoi se si Shoqatë kanë kontribuar me nxitjen e një diskursi serioz ndërinstitucional në lidhje me rëndësinë e diplomacisë ekonomike dhe rolin kyç që kanë Konsujt e Nderit në këtë fushë.

Ylli Ndroqi: Ka qenë një kënaqësi e veçantë dhe një nder për mua drejtimi i kësaj shoqate për 4 vite. Që prej krijimit të Shoqatës e deri më sot, na ka bashkuar të gjithëve një vizion i vetëm, fuqizimi i rolit dhe përfaqësimit të Konsujve të Nderit në Shqipëri.

Para 4 vitesh kur krijuam Shoqatën, imazhi i Konsullit të Nderit ishte thuajse plotësisht i panjohur në Shqipëri dhe marrëdhëniet me institucionet ishin të pa zyrtarizuara dhe të ndryshme për çdo konsull. Para 4 viteve, imazhi i Konsullit të Nderit ishte thjesht një rol honorifik dhe i pa promovuar për rëndësinë e jashtëzakonshme për zhvillimin e urave të bashkëpunimit mes vendeve, sidomos nëpërmjet diplomacisë ekonomike.

Kemi punuar fort që të lartësojmë figurën e Konsullit të Nderit dhe t’i japim rëndësinë e duhur në çdo sektor dhe aspekt të punës përkatëse.
Kemi synuar të punojmë me disa objektiva të qarta, të cilat mendojmë se sot pas 4 viteve punë intensive, i kemi përmbushur.

Në radhë të parë, ne si Shoqatë kemi kontribuar me nxitjen e një diskursi serioz ndërinstitucional në lidhje me rëndësinë e diplomacisë ekonomike dhe rolin kyç që kanë konsujt e nderit në këtë fushë.

Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme dhe sidomos tryezave për nxitjen e diplomacisë ekonomike dhe rolin e konsujve të nderit, që tashmë janë bërë traditë e Shoqatës, kemi sjellë së bashku, si asnjëherë tjetër, të gjithë aktorët e rëndësishëm për zhvillimin e një debati serioz mbi këto çështje.
Kemi promovuar dhe përfaqësuar imazhin e Konsujve të Nderit në komunitet duke kontribuar në nisma modeste por kuptimplota për të shprehur praninë dhe solidaritetin e Konsujve të Nderit në Shqipëri.

Kemi promovuar punën dhe rolin e Konsujve të Nderit dhe bashkëpunimin institucional, duke bërë të mundur njohjen dhe angazhimin aktiv të Shoqatës dhe Konsujve në të gjitha institucionet shqiptare, duke filluar që nga Presidenca e Republikës, Parlamenti, Kryeministria dhe mbi të gjitha Ministria e Jashtme.
Kemi bërë të mundur krijimin, përforcimin e privilegjeve dhe imuniteteve të Konsujve të Nderit për të lehtësuar detyrën dhe punën e përditshme të tyre.

Kemi bërë të mundur anëtarësimin dhe angazhimin aktiv të Shoqatës në nivel ndërkombëtar, duke u bërë organizata e parë shqiptare e përfaqësuar në të tilla struktura të rëndësishme, ai në nivel evropian ashtu edhe në nivel botëror.

Me pasionin për të përmbushur vizionin e përbashkët kemi hedhur çdo herë hapa drejt fuqizimit të rolit të Konsujve të Nderit në Shqipëri.
Më lejoni t’ju falënderoj për bashkëpunimin tuaj dhe për mbështetjen në çdo hap që kemi ndërmarrë së bashku. 

Falë zgjedhjes suaj, unë do të kem nderin e veçantë të vijoj kontributin tim për Shoqatën në pozicionin e Presidentit të Nderit dhe ju premtoj se ky kontribut do vijojë të jetë aktiv! 

I uroj punë të mbarë Kryetarit të ri të Shoqatës Z.Sula, dhe uroj që të gjithë bashkë të vijojmë angazhimin aktiv për ta përforcuar çdo herë e më shumë rolin e Konsujve të Nderit në Shqipëri.

 

Etiketa: Ndroqiylli
Pas

Reali gjen zëvendësuesin e Ronaldos

Para

Dita Botërore e Puthjes, drejtoresha Hena Golemi: Dhurojuni puthje të dashurve tuaj, ditë speciale për ndjenjat dhe emocionet

Para
Dita Botërore e Puthjes, drejtoresha Hena Golemi: Dhurojuni puthje të dashurve tuaj, ditë speciale për ndjenjat dhe emocionet

Dita Botërore e Puthjes, drejtoresha Hena Golemi: Dhurojuni puthje të dashurve tuaj, ditë speciale për ndjenjat dhe emocionet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Putin e konfirmon: Rusia është gati për negociata me Ukrainën pas 22 qershorit

Lufta/ Putini i telefonon Trump: Jam gati për të ndërmjetësuar midis Iranit dhe Izraelit!

Irani kërcënon Mbretërinë e Bashkuar dhe Francën: Do të sulmojmë bazat tuaja nëse na pengoni!

Kërcënon Netanyahu : Izraeli do të sulmojë çdo vendndodhje dhe objektiv të Iranit

Ministri Hasani: Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare

Izraeli: Kemi vrarë më shumë se 20 komandantë ushtarakë iranianë, që nga nisja e sulmeve

Reagon dhe Kina, kritika të forta Tel Avivit: Mbështesim sovranitetin e Iranit, sulm brutal nga Izraeli! Kundër përdorimit të forcës, kthehuni te diplomacia

Atentati ndaj dy ligjvënësve demokratë në Minnesota, reagon Donald Trump: Sulm i tmerrshëm, nuk do tolerohet!

Tronditëse në Itali! Shkoi për të kontrolluar shtëpinë që po rinovohej, 24-vjeçarja përdhunohet përpara syve të djalit nga një egjiptian

Reagon presidenti iranian, Pezeshkian: Nëse Izraeli këmbëngul, përgjigja do të jetë më e ashpër dhe më e fuqishme!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.