Noizy është një nga reperat më të njohur në trojet shqiptare.
Herë pas here Noizy tregon edhe anën e tij humanitare dhe rëndësinë që kanë për të fëmijët.
Ai prej kohësh është baba i një vajze Leandra, madje bukuroshes i ka dedikuar edhe këngë.
Këtë herë Noizy ka marrë një mirënjohje nga “Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë”,
Me këtë rast ai i ka falënderuar duke thënë se kjo është dhurata më e bukur që ka marrë deri tani.
“Pa fjalë. Faleminderit Shqipëri. Shoqata Kombëtare e Jetimëve të Shqipërisë Tepelena & Gjirokastër Plot dashuri. Kjo certifikatë është gjëja më e bukur që është dhuruar deri më sot. Është një nder tepër i madh. Ju falënderoj nga zemra. RR”, ka shkruar krahas fotos këngëtari.
(S.SH/SHUPLAKA)