17:59 | 10/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Ekonomi

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës miraton Strategjinë për vitin 2020 dhe cakton Presidencën e radhës

16:36 | 05/03/2020
në Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës miraton Strategjinë për vitin 2020 dhe cakton Presidencën e radhës

Shoqata Mikrofinanca Shqiptare (AMA), me mbledhjen e Asamblesë së Anëtarëve të datës 31 Janar 2020, ka miratuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit për Vitin 2020, si edhe ka caktuar Presidencën e rradhës. Presidentja e Shoqatës Shqiptare të Mikrofinancës për vitin 2020 do të jetë znj. Arlinda Muja, e cila është njëkohësisht dhe Drejtore e Përgjithshme e kompanisë së mikrokredisë Kredo.al.

Edhe për këtë vit, në themel të strategjisë së AMA-s mbetet Edukimi Financiar i masave, si një ndër parakushtet për të ofruar shërbime dhe produkte në tregun shqiptar, duke u bazuar në një proces transparent, etik dhe me vlerë për klientët, qofshin këta sipërmarrës, agro-biznese apo edhe individë e familje.
Viti që lamë pas rezultoi mjaft i suksesshem për mikrofinancën shqiptare. Portofoli i kredisë u rrit me 34%, duke kapur shifrën e 29 miliardë Lekë, kredia e re e dhënë gjatë vitit 2019 ishte në vlerën e 26.7 miliardë lekë, dhe numri i kredive të dhëna për vitin 2019 ishte rreth 286 mijë*.

Impakti social dhe ekonomik i sektorit është i ndjeshëm në shumë aspekte, ku mund të përmendim krijimin e vendeve të punës, 175,429 deri në fund të vitit 2019, nxitjen e sipërmarrjeve të drejtuara nga femrat, përfshirjen financiare, dhe përmirësimin e standarteve të jetesës për individët dhe familjet.
Sigurisht që për Mikrofinancën Shqiptare mbeten disa objektiva dhe sfida për t’u arritur në tregun shqiptar, siç është njohja dhe kuptimi më i gjerë i impaktit dhe përfitimeve që ka sjellë Mikrofinanca në treg gjatë këtyre 20 viteve, shfrytëzimi i ekspertizës së Mikrofinancës nga institucionet rregullatore në fushën e shërbimeve financiare, implementimin e risive teknologjike, edukimin financiar të masave dhe ekspertizën ligjore.

Shoqata Shqiptare e Mikrofinancës do të vijojë forcimin e bashkëpunimit me të gjitha institucionet financiare në Shqipëri, duke u ofruar anëtarësimin e tyre në këtë Shoqatë, rritjen e bashkëpunimit me rregullatorët kryesisht me Bankën e Shqipërisë dhe Ministrinë e Financave, por gjithashtu edhe me institucionet ndërkombëtare financiare që veprojnë në Shqipëri.

Anëtarët e AMA do të kenë vullnetin e plotë dhe gatishmërinë maksimale për të dialoguar dhe ofruar vizionin dhe kapacitetet e tyre profesionale për të bashkëpunuar në drejtim të përmirësimit dhe modernizimit të legjislacionit, nismave të përbashkëta ligjore që do të synojnë mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e industrisë së mikrofinancës, duke u bazuar në parimet e rëndësishme të ligjshmërisë, transparencës dhe gjithëpërfshirjes financiare.

Rreth Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare
Shoqata Mikrofinanca Shqiptare është një organizatë jo-qeveritare e themeluar në vitin 2006, e cila bashkon institucionet financiare më të rëndësishme në vend. Me një total asetesh prej më shumë se 37.5 miliardë lekësh dhe 248,800 klientë, institucionet anëtare të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë kthyer në promotore të zhvillimit ekonomiko-social dhe në aktorë të edukimit financiar të sipërmarrjeve private, agro-biznesit dhe individëve. Anëtarët aktualë të Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Agro&Social Fund, Fondi Besa, Fed Invest SHKK, IuteCredit Albania, Kredo.Al , NOA
sha, UniFin SHKK.

Pas

Pse duhet të festojmë kur të na vijë koronavirusi në Shqipëri ?

Para

KLGJ propozon tre kandidatët për Gjykatën e Lartë (EMRAT)

Para
KLGJ propozon tre kandidatët për Gjykatën e Lartë (EMRAT)

KLGJ propozon tre kandidatët për Gjykatën e Lartë (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pamjet e vatrës së zjarrit në Lezhë, pranë urës së Prekanit në Shënkollë, zjarrfikësja në vendngjarje

Meta depoziton në Kushtetuese kërkesën për lirimin nga qelia! Kreu i PL-së kërkon shfuqimin e vendimit të Gjykatës së Lartë

Aksion i Policisë së Vlorës/ Qindra gjoba ndaj drejtuesve që kishin parkuar keq, dhjetëra makina hiqen me karrotrec

“Rusia i ka kthyer shpinën armëpushimit”, Starmer dhe Macron premtojnë mbështetje për Ukrainën: Të detyrojmë Putinin që…

Shijak/ Ndezi zjarr dhe dogji dy dynymë tokë bashkë me 169 rrënjë ullinj, në pranga autori i dyshuar! (EMRI)

Spiropali në Sofje: Investimet bullgare në Shqipëri janë të mirëpritura

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një apartament në zonën e Pazarit të Ri, zjarrfikëset në vendngjarje

Delvinë/ Ktheu kopshtin e shtëpisë në oaz kanabisi, pranga 61-vjeçarit! Bëri ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit, i zbulohet edhe ndërtimi pa leje (EMRI)

Plani europian për Ukrainën, Meloni: I japim Kievit 10 miliardë euro

Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, dorëhiqet komandanti i Policisë së Lipjanit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.