Në 100 vjetorin e kryeqytetit Shoqata Tirana ka organizuar një spektakël të veçantë ku janë shfaqur vlerat tiranase, por po ashtu janë vlerësuar disa prej personaliteteve.
Në çmimin e dhënë për zotin Ylli Ndroqi u vlerësua jo vetëm kontributi për kryeqytetin.
Arben Tafaj: Në këtë vit jubilar të Tiranës kryeqytet, Këshilli drejtues i Shoqatës Tirana nderon me titullin “Mirënjohja Tiranase” Yldon Media Group me këtë motivacion “Pol i fuqishëm dhe i pavarur mediatik, simbol i suksesit të kryeqytetit shqiptar që për vite me radhë ka bashkuar shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.Ka kultivuar ide dhe debate, ka promovuar Tiranën e traditës dhe atë moderne, tiranasit fisnik Ylli Ndroqi.
Presidenti i Yldon Media Group nënvizoi rëndësinë që ka ngritja e problematikave për kryeqytetin dhe zgjidhja e tyre teksa theksoi se për tironsit dera është e hapur për këdo.
Ylli Ndroqi: Jam i emocionuar nga ky vlerësim që unë do t’ja dedikoj Yldon Media Group, gazetarëve, operatorëve, drejtuesve të televizionit që bëjnë një punë të jashtëzakonshme prej 13 vitesh duke u shërbyer qytetarëve shqiptarë në Tiranë dhe jashtë saj. Duke i uruar qytetit të Tiranës, qytetit të dashurisë, qytetit të harmonisë, qytetit të mikëpritjes, ne jemi tironsa, ne jemi të thjeshtë, ne nuk dimë të bëjmë lajka. Çfarë kemi në ambjentet e familjes sonë ne jemi gati t’ja dhurojmë gjithëkujt. Pse? Sepse rrjedhim nga familje punëtore, familje që e kemi ndërtuar me punë dhe sakrificë çdo gjë. Këtë bëjnë tironsit dhe të mos na e marrin për dobësi se jemi tironsa, por jemi humanë. Duam njëri-tjetrn dhe vlerësojmë pa fund këdo. I uroj Tiranës mijëra e mijëra vite e shekuj, se Tirana është me fat, është e bekuar nga Zoti. Aty ku ka kala ka qytetërim, jo pa qëllim Tirana ka sukses, Tirana do të ecë përpara, Tirana tregon që ka tironsa.
Luan Leka është vlerësuar për kontributin e dhënë në përballimin e tërmetit edhe pse aktet e bamirësisë nuk i ka bërë publike në media.
Luan Leka: Ndjehem në vështirësi sepse ne mundohemi të kontribuojmë, të ndihmojmë njerëzit në nevojë si kpmopani, si familje, personalisht. Bëjmë atë që mundemi me zemër, por nuk e bëjmë për të marrë vlerësime ose çmime.
Futboll Klub Tirana ka një rëndësi domethënëse për kryeqytetin ndaj Refik Halili ka marrë një çmim të posaçëm.
Refik Halili: Jam shumë i privilegjuar që sot në këtë sallë prezantojmë edhe festimin që do të bëjmë të gjithë bashkë për Klubin e Tiranës, për 100 vjetorin e Tiranës dhe klubit tonë më të madh në Shqipëri dhe më me shumë trofe. Ora News