Shoqatat e gazetarëve kanë reaguar lidhur me akuzën për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” që i është ngritur Saimir Kodrës, gazetarit të emisionit “Stop” pasi denoncoi një rast korrupsioni.
Në një njoftim të përbashkët, Unioni i Gazetarëve shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë, kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me këtë akuzë duke i dalë në mbrojtje kolegut Kodra.
Sipas tyre është e papranueshme që një gazetar që ofron një kazus korrupsioni për publikun, të merret i pandehur për korrupsion aktiv nga Prokuroria e Tiranës.
Më poshtë keni deklaratën e plotë:
“Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dhe Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë shprehin shqetësimin për vënien nën akuzë penale nga prokurorja Ida Ahmetlli, të gazetarit të emisionit Stop për “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi denoncoi një akt korrupsioni më emisionin investigativ Stop në TV Klan.
Unioni i Gazetarëve, Shoqata e Gazetarëve Profesionistë dhe Lidhja e Gazetarëve solidarizohet me gazetarin investigativ dhe vlerësojnë se Prokuroria nuk mund të ngrejë akuzë për një gazetar që denoncon publikisht një akt të qartë korrupsioni. Është e papranueshme që një gazetar që ofron një kazus korrupsioni për publikun, të merret i pandehur për korrupsion aktiv nga Prokuroria e Tiranës.”
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”132″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_slideshow” gallery_width=”600″ gallery_height=”400″ cycle_effect=”fade” cycle_interval=”10″ show_thumbnail_link=”1″ thumbnail_link_text=”[Show thumbnails]” order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]