Aktivistë dhe anëtarë të Shoqërisë Civile po zhvillojnë një protestë para Kuvendit për rastin e përdhunimit të 15-vjeçares Xhoana në qytetin e Pogradecit.
Altin Hazizaj, kreu i CRCA-së në një deklaratë për mediat, tha se rasti i Ligor Bibës është tregues se Kuvendi duhet të ndryshojë ligjin për personat e akuzuar për përdhunim.
“Kërkojmë zgjidhjen e këtij problemi. Dënimi është tepër i lehtë ndaj personit që dhunoi 15-vjeçaren në Korçë. Do t’i dorëzojmë kërkesë Kuvendit.“-tha Hazizaj për mediat.
51-vjeçari Ligor Biba u dënua me 4 vite e 6 muaj burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e 15-vjeçares Xhoana nga fshati Velçan i Pogradecit.
Ngjarja ka ndodhur në tetorin e vitit 2017. 15-vjeçarja Xhoana akuzoi fqinjin e saj Ligorin se e përdhunoi dhe e la shtatzënë.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post