Erion Isai dhe Bes Kallaku janë dy figura shumë të dashura për publikun shqiptar të cilët janë parë të aktrojnë së bashku në programin argëtues “Portokalli”. Dy djemtë të cilët janë miq prej mëse 10 vitesh kanë marrë pjesë dje tek rubrika “Ka një mesazh për ty” e Ardit Gjebreas. Shkaktar i kësaj pjesëmarjeje është Erion Isai i cili duket se i ka ngelur “hatri” me Bes Kallakun. Askujt nuk mud t`i shkonte mendja se midis tyre mund të kishte hatërmbetje duke parë se ato konsumonin shumë kohë bashkë e dukeshin të pandarë.
Pasi Arditi e pyeti Erion Isain pse është sot në “Ka një mesazh për ty”, ai tha se ka ftuar shokun e tij për t’i kërkuar llogari pse nuk i ka thënë atij për restorantin, por ai duke bërë shaka shkoi edhe më tej duke i kërkuar “llogari” Besit se pse nuk e ftoi edhe atë për ta bërë bashkëpronar. Besi reagoi duke qeshur. Ai i’u drejtua duke qeshu Ardit Gjebreas me fjalët: “Ardit ky është vëllai im, me të kam kaluar aq shumë kohë sa edhe gratë tona janë bërë xheloze”.
Në fund Erioni e përqafoi Besin duke e konsideruar vëlla. “Skena mua më ka dhënë një vëlla”, tha ai.
Bes Kallaku së fundmi është pronar i një prej restoranteve më të njohura të peshkut në Tiranë. Pjesë e rubrikës u bë edhe stafi i restorantit në fjalë.
Duket se hatërmbetja e Erionit nuk do të ngelte vetëm me një kërkesë llogarie, por ai bashke me stafin e restorantit i kërkuan Besit të “ndante” aksionet.(B.N/Shuplaka)
Discussion about this post