Aktivistja e shoqërisë civile Brizida Gjikondi e ftuar në Fax News u shpreh se shoqërimi i të ndaluarve drejt Tiranës është flagrant dhe antiligjorë.
“Shoqërimi i të ndaluarve nga Kukesi drejt Tiranës është flagrant, antiligjorë dhe anti kushtetues. Duhet vetëm ta shoqërosh, nuk mund ta marrësh nga Kukësi që ta sjellësh në Tiranë pasi kjo quhet rrëmbim personi, jo shoqërim personi. Shoqërimi ishte flagrantë, antiligjor dhe antikombëtar.
Personat shoqërohen aty ku ka ndodhur vepra penale. Avokati i Shtetit paguhet për këto çështje dhe sot duhet të ishin atje për të mbrojtur këta persona.
Të gjithë protestuesit ishin në një gojë, se janë provokuar nga policia. Protesta të tilla kemi parë kudo, sa më shumë i dhunuar të jetë një popull aq më shumë protesta është agressive.
Rama nuk preku vetëm çështje tregtare, por preku një nyje shumë të ndjeshmë për shqiptarët nyjën kombëtare. Ti vësh një taksë kalimi Shqipërisë, të bësh këtë gafë, në këto moment minimalja ishte ragimi i shqiptarëve dhe kuksinëve njëkohsisht. Rruga e Kombit është ndërtuar me fonde publike shqiptare, por ato ndërtime ishin të bërë nga Kastrati dhe Salillari, pra është një vepër private dhe jo një dëm publik. Dëmet janë për privatin, nuk e kemi aty mërzinë, por tek diktati dhe mënyra se si u vendos kjo taksë.
Rama duhet të jetë më i qetë, pasi ai është shkaku, pasoja ka qenë protesta. Zoti Rama duhet të marri përgjesitë, pasi abuzoj me pushtetin që i kanë dhënë shqiptarët.:
Ndërkohë që për sa i përket përfshirjes së opopitës në protestë Gjikondi u shpreh se PD dhe LSI nuk kanë moral për të marrë pjesë.
“Unë mendoj që nuk ka moral as PD dhe LSI që të marrë pjesë në këtë situatë. Ajo është një protestë e mirfilltë e kuksianëve të ndershëm, nuk ishte një vepër politike. Basha, Kryemadhi, Noka duhet të rrijnë larg kësaj gjëje, e kanë pasur shansin dhe e kanë djegur. Nëse kanë këllqe, ti shpikin vetë këto gjëra, ti prijnë vetë për këto gjëra.
Qytetarët janë më të ndershëm se politika, politika përfiton nga halli i qytetarëve. Shqiptarët janë shumë më të zotët, unë jam e bindur që shqiptarët mund t’ja dalin pa politikanët siç ja dolën për armët kimike.”
(M.Q/Faxweb)