Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka mbërritur në komisariatin e Shkodrës pas shoqërimit të tre të rinjve të FRPD-së. Pak minuta më vonë në komisariat kanë mbërritur dhe deputetët Bardh Spahija Izmira Ulqinaku.
Përfaqësuesit demokratë do të kërkojnë sqarime lidhur me arrestimin e tre të rinjve.
Tre të rinjtë e shoqëruar janë Besjan Zajan, Ergys Ivzikun dhe Arvit Bushatin, ky i fundit kryetar i FRPD në Shkodër.
Ata protestuan para gjykatës, ku bashkë me dhjetra përfaqësues dhe qytetarë, kërkuan lirimin e 11 kuksianëve të arrestuar pas tubimit të dhunshëm në Rrugën e Kombit në 31 mars, kundër taksës. Sipas policisë, dyshohen këta persona se kane prishur qetësinë publike dhe kanë marrë pjese në një proteste te paligjshme si dhe janë autor te hedhjes se tymueseve dhe shashkave.
Gjatë ditës së enjte gjykata e Apelit në Shkodër vendosi të lirojë 7 prej të arrestuarve, ndërsa për 4 të tjerë la sërish në fuqi masën ‘arrest me burg’.
(E.K/FAXWEB.AL)