Ylli Manjani ka reaguar ndaj shoqërimit në polici të rektorit Mynyr Koni në datën 11 gusht. Sipas Manjanit shoqërimi në Polici, sipas Ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodit të Procedurës Penale, bëhet vetëm në bazë të një arsyeje reale, pra në kushtet e një emergjence nga reagimi i dhunshëm ndaj policisë, ose në kushtet e flagrancës ose në bazë të një vendimi gjykate apo urdhëri të Prokurorit. Ai shpjegon më tej se çdo veprim tjetër jashtë këtyre rrethanave është abuzim me ligjin duke marrë parasysh edhe dëshminë e Mynyr Konit.
Sjellim në vëmendje që rektori ndërsa udhëtonte me automjetin e tij pranë Ministrisë së Jashtme është ndaluar nga një patrullë policie e cila ishte krejt e paqartë për ndalimin e tij në momentin që u has me pyetjet e përfaqeuesit të lartë të Universitetit të Tiranës.
Ndërkohë pas shoqërimit në Drejtorinë e Policisë së Tiranës edhe pse i thanë se nuk kishte problem me qarkullimin por arsyen do ta merrte vesh në Drejtori.
Denoncimi erdhi në emisionin BOOM në RTV Ora News ditën e djeshme. Në shkresën-ankesën drejtuar disa institucioneve dhe që BOOM e disponon, Rektori Koni tregon ngjarjen.
Reagimi i Manjanit:
“Shoqërohet në Polici, pa asnjë shkak, Rektori i Universitetit të Tiranës”- raportojnë lajmet.
Vetë Rektori e konfirmon këtë gjë.
———–
Nuk e di se çfarë duhet të ndodhë tjetër për të kuptuar abuzimin e Policisë me ligjin!
Shoqërimi në Polici, sipas Ligjit për Policinë e Shtetit dhe Kodit të Procedurës Penale, bëhet vetëm në bazë të një arësyeje reale, pra në kushtet e një emergjence nga reagimi i dhunshëm ndaj policisë, ose në kushtet e flagrancës ose në bazë të një vendimi gjykate apo urdhëri të Prokurorit.
Çdo veprim tjetër jashtë këtyre rrethanave është abuzim me ligjin!
Policia nuk është organ zyrash, por terreni. Verifikimet janë plotësisht të mundshme të bëhen në terren.
Rastet e abuzimit po shtohen, madje edhe ndaj autoriteteve publike.
Ky lloj abuzimi me ligjin po synon ne thelb të vendosë fuqinë e Policisë mbi çdo autoritet tjetër!!!
Ky nuk është shtet ligjor, por policor!
(J.V/Shuplaka)
Discussion about this post