Pas protestës së organizuar nga Opozita, Policia e Shtetit ka nisur kontrollet nëpër autobusët e protestuesve të cilët po kthehen në shtëpitë e tyre.
Mësohet se policia ka ndaluar të gjithë autobusët me protestues nga Elbasani, ndërsa është arrestuar Florenc Hoxha, ish drejtor i Policisë Bashkiake.
Burime bëjnë me dije se forca të shumëta të policisë janë shpërndarë në të gjithë Tiranën, në ndjekje të personave që ushtruan dhunë para Kryeministrië.
Nuk është e qartë nëse ka urdhër arresti ndaj Florenc Hoxhës, apo marrje në pyetje.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se janë shoqëruar deri më tani rreth 25 persona në Polici.
(B.B/ Faxweb.al)