8 persona janë shoqëruar mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet që të kenë lidhje me vrasjen e komisarit, Artan Cuku.
Mes tyre dyshohet që të jetë dhe autori i dyshuar, i identifikuar tani si Mikel. Sh. 24 vjeç. Ai është ndaluar në afërsi të “Pallatit me Shigjeta”.
Nga ajo që mësohet paraprakisht 24-vjeçari dyshohet të ketë dhe precendentë të tjerë kriminal në lidhje me trafikun e narkotikëve, ndërkohë që orgjina e tij mësohet të jetë nga Kuçova.
Po ashtu 2 persona të tjerë janë shpallur në kërkim si bashkëpunëtorë të 24-vjeçarit, ata janë identifikuar dhe shumë shpejt policia do të ketë një komunikim më të detajuar.
Vrasja e Artan Cukut ndodhi në 8 prill, në një ngjarje që tronditi jo pak opionionin pasi ndodhi në hyrje të pallatit ku ai banonte. Derimë atëherë policia ka qenë mjaft e rezervuar me deklarimet e saj. Ndërkohë që pëer të ardhur deri te aksioni i sotëm, asaj i kanë ardhur në ndihmë gjurmët e ADN-së të gjetura në vendngjarje. (E.K/SHUPLAKA)