Policia ka shoqëruar në Komisariat bashkëshortin e 41-vjeçares së vetëvrarë para disa ditësh në Sukth të Durrësit. Ajo dyshohet se u vetëvra pasi figura e saj denigrohej në rrjetin social TikTok me foto dhe mbishkrime duke e etiketuar si të pamoralshme.
Policia nisi nga hetimet për këtë çështje, duke pyetur të afërm dhe kolegë të punës. Nga sa u zbulua nga hetimet paraprake, bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj 41-vjeçares. Këtë e pohuan në dëshminë e tyre në polici vëllezërit e së ndjerës, por edhe fëmijët e saj duke thënë se prindërit grindeshin shpesh.
Gjatë kontrollit, policia i gjeti bashkëshortit edhe një armë zjarri.