Vetëm dy ditë më parë policia rrugore ka shoqëruar ish-kandidatin e PD-së për bashkinë e Gjirokastrës. Ky shoqërim është bërë nga ana e policisë për një gabim sistemi të të dhënave të Policisë së Shtetit.
Igli Kokalari, me profesion mjek u shoqërua para dy ditësh në policia, pas një kontrolli të Rrugores, e cila ‘kosntatoi’ se mjeti ishte i vjedhur. Sipas “Panorama” gjithçka u sqarua dhe në polici vetë Kokalari, pasi ky i fundit ka deklaruar se dy vjet me parë i kishin vjedhur targat e automjetit dhe këtë rast e denoncoi në polici.
Sipas tij, targat ishin ndërruar, por duket se në sistemin online nuk ishte bërë update i fundit dhe rezultonte ende problemi. Mjeku Kokalari udhëtonte nga kryeqyteti në drejtim të Gjirokastrës kur e ndaloi Policia Rrugore, e pas sqarimit, ai vijoi rrugën normalisht. (J.V/Shuplaka)