Humbja 1-2 me Ukrainën në Tiranë e rrëzoi kombëtaren shqiptare të futbollit në Ligën C të Ligës së Kombeve. Për fat të mirë rezultati negativ nuk pati asnjë ndikim në vazot e Kupës së Botës, me kuqezinjtë që për shortin e 13 dhjetorit do jenë në vazon e tretë.
Në Zyrih të Zvicrës kuqezinjtë do mësojnë edhe rivalët për kualifikueset e Kupës së Botës, teksa rrezikohet një përballje me Serbinë apo Kosovën. Në vazon tre, së bashku me Shqipërinë janë edhe Skocia, Sllovenia, Republika e Irlandës, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Izraeli, Bosnja dhe Mali i Zi; rivalë që nuk mund të përballen kuqezinjtë.
Serbia në vazon e dytë dhe Kosova në të katërtën janë rivalë të mundshëm për Shqipërinë. Ndërkohë që tanët nuk mund të shmangin emra big si Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Belgjika, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, Danimarka apo Austria; që janë në vazon e parë.
Në shortin e datës 13 dhjetor 2024, Shqipëria do “peshkojë” një rival nga secila vazo, veç vazos tre ku bëjmë pjesë vetë.