Është hedhur në Nion të Francës pak minuta më parë edhe shorti për gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve.
Sipas shortit, Roma do të përballet me Liverpulin ndërsa sfida tjetër “e titanëve” do të jetë ajo mes Bayernit të Mynihut dhe Rrealit të Madridit.
Ndeshjet e para gjysmëfinale do të luhen në datat 24 dhe 25 prill dhe ndeshjet e kthimit në 1 dhe 2 maj.
(E.L/Faxweb)