15:44 | 22/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shorti i KED-së, zbulohen emrat që do të vendosin emërimet për në Gjykatën Kushtetuese

11:26 | 07/12/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shorti i KED-së, zbulohen emrat që do të vendosin emërimet për në Gjykatën Kushtetuese

Paraditen e kësaj të premteje, në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë është hedhur shorti i refuzuar nga presidenti Meta, për plotësimin e stafit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas shortit rezultoi se, nga Gjykata Kushtetuese janë zgjedhur Vitore Tusha dhe Bashkim Dedja, ndërsa anëtar zëvendësues nuk ka; Ardian Dvorani nga Gjykata e Lartë, ndërsa anëtar zëvendësues Medi Bici; Arta Marku nga Prokuroria e Përgjithshme, pa anëtar zëvendësues; Fationa Memçaj nga prokuroritë e Apelit, pa anëtar zëvendësues; Fatri Islamaj dhe Margarita Buhali nga gjykatat e Apelit, ndërkohë që anëtar zëvendësues është Gurali Braimllari; si dhe Eriol Roshi nga gjykatat administrative, me anëtar zëvendësues Klodiana Veizi Memën.

Me ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, hapi i radhës është plotësimi i vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese, duke i rikthyer asaj funksionimin.

Ky short u parapri nga debate të ashpra mes deputetit të PD-së Oerd Bylykbashi dhe kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi.

Deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi është shprehur në nisje të shortit: Hedhja e shortit sot është në kundërshtim me ligjin, këtë e thotë edhe Presidenti i cili thotë që është e pamundur të hedhë një short në kushtet kur dispozitat tranzitore kanë vdekur. Neni 284 ka kohë qe e ka ezauruar funksionin e tij dhe nuk shërben më si bazë ligjore. Kuvendi po vepron pa asnjë bazë ligjore dhe kushtetuese, në kundërshtim me ligjin ju bllokuat ngritjen e KED me pretendimin që fillimisht duhet të bëhej vettingu ndërsa në ligj thuhet se kandidatët e KED i nënshtrohen me përparësi Vettingut. Presidenti ua bën të qartë u thotë që se ushtroj dot këtë kompetencë se nuk kam bazë ligjore. Produkti i shortit është antikushtëtues. Ky është një proces që do të shkonte me kandidatura të lira, ju e keni zëvendesuar me katër persona, me kreun e gjykatës së lartë, me atë të gjykatës kushtetuese dhe me prokuroren e përgjithshme të përkohshme që pas disa ditësh i bëhet një vit në detyre kësaj krijese të çuditshme kushtetuese. Tërhiquni nga ky short sot dhe degjoni thirrjen e presidentit.

Ndërkohë që kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi është shprehur: Sot jemi mbledhur për të hedhur shortin. Jam konsultuar me kushtetutën dhe ligjin organik, letrën e presidentit  dhe pasi bëra gjithë këtë proces. Sot këtu nuk është as koha as vendi ku mund të diskutohen keto. Këtu hidhet shorti.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Pas deklaratave të studentëve për kërcënime, reagon rektori universitetit në Elbasan

Para

Preu biletën për protestë, studentët përplasen me Taulant Mukën: Jo politikë! Jo politikë!

Para
Preu biletën për protestë, studentët përplasen me Taulant Mukën: Jo politikë! Jo politikë!

Preu biletën për protestë, studentët përplasen me Taulant Mukën: Jo politikë! Jo politikë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bukë e ushqim foshnjash mbërrin në Gazë, por palestinezët kërkojnë më shumë

Kandidatit ultranacionalist i refuzohet kërkesa për anulimin e zgjedhjeve presidenciale në Rumani

“Putin po luan me Trump si violinë”, Rubio: Ukraina dëshiron atë që nuk mund ta marrë pas

E rëndë në Durrës, 54-vjeçarja humb jetën pas ndërhyrjes në spitalin privat! Familjarët akuzojnë mjekët për neglizhencë

30 mln euro në dispozicion, Italia do ndihmojë sipërmarrjet shqiptare që të bëhen gati për në BE

Shqipëria me parqe eko-industriale, Gonxhe: 600 mijë euro investim, kthejmë industritë e braktisura ne parqe rekreacioni

Celibashi i përgjigjet Berishës: Komisionerët e PD nuk kontestuan rezultatin brenda vendit

DEA amerikane hap zyrë në Shqipëri. Ambasada e SHBA: Na kontaktoni në WhatsApp për informacione mbi trafikun e drogës dhe pastrimin e parave

Anuela Ristani me “dorë të hekurt”, shkarkon nga Bashkia e Tiranës bashkëpunëtorët e Erion Veliajt

Kuvendi rikthehet me seanca plenare më 29 maj! Kryetarja Spiropali firmos vendimin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.