Shorti i Ligës së Kampionëve i hedhur sot ka ofruar menjëherë superduele, bëhet fjalë për ekipet më të mira të Europës që do të luajnë mes tyre që në grupe. Kështu do të kemi Çelsi-Atletiko, Bajern-PSG, Real-Borusia dhe Juve-Barça, këto skuadra do të përballen me njëra-tjetrën që në grupe. Hedhja e shortit akoma nuk ka mbaruar dhe pritet që grupet të gjitha të kompletohen me nga 4 skuadra.
Në vazo janë padyshim emrat më të mëdhenj të futbollit europian, por edhe surprizat e këndshme që kanë ardhur nga skuadrat e shqiptarëve si Karabak i Ansi Agollit apo Maribor i Valon Ahmedit.
Ekipi i Hasit Olimpiakos ka rënë në një grup shumë të vështirë ku do të luaj përballë ekipeve si
Juventus. Barcelona dhe Sporting Lisbonë.
SHORTI
GRUPI A: Benfika, Mançester Junajtid, Bazel
GRUPI B: Bajern Mynih, PSG, Anderleht, Sëlltik
GRUPI C: Çelsi, Atletiko Madrid. Roma, Karabak
GRUPI D: Juventus. Barcelona, Olimpiakos, Sporting Lisbonë
GRUPI E: Spartak Moskë, Sevilja, Liverpul
GRUPI F: Shakhtar Donjeck, Mançester Siti, Napoli, Fejenord
GRUPI G: Monako, Porto, Beshiktash, RB Lajpcig
GRUPI H: Real Madrid, Borusia Dortmund, Totenhem
Para fillimit të ceremonisë së shortit të Ligës së Europës, presidenti i UEFA-s, Aleksandar Çeferin, i ka dhënë “Çmimin Presidencial” ish-sulmuesit italian Françesko Toti për karrierën e shkëlqyer që ia kushtoi vetëm klubit të Romës.
Çmimi i “Portierit më të mirë të Ligës së Kampioneve” për sezonin e kaluar i shkoi italianit Xhanluixhi Bufon.
Më pas, gjatë ceremonisë, çmimi i “Mbrojtësit më të mirë të Ligës së Kampioneve”, për sezonin e kaluar, iu dha mbrojtësit të Real Madrid, Serxhio Ramos.
Çmimi i “Mesfushorit më të mirë të Ligës së Kampioneve”, për sezonin e kaluar, iu dha kroatit të Real Madrid, Luka Modriç. (B.H/Shuplaka)