Pas hedhjes së shortit për Ligën e Kombeve ku Shqipëria ra në një grup me tre skuadra, Izraelin dhe Skocinë, ka reaguar dhe kreu I Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në një lidhje drejtpërdrejt nga Zvicra për “Supersport”, presidenti i FSHF-së Armand Duka, foli për shortin e Shqipërisë. Duka nuk ngeli shumë i kënaqur nga grupi me 3 skuadra dhe u shpreh se do të dëshironte një grup me katër për shumë arsye.
“Ky format ka balanca sportive. Në Ligën C janë skuadra të të njëjtit nivel. Do dëshiroja të kishim një grup me katërt për të pasur ndonjë ndeshje më shumë në shtëpi. Skocia nuk më pëlqeu sepse është e fortë dhe është larg. Sportistët mund të lodhen. Me 2 kundërshtar është akoma më fortë. Asnjë nuk ka 3 piksha të sigurtë, çdo gjë mund të ndodhi. Uroj që të jemi në të parët.
I pyetur për shortin e Kosovës e cila do të rivalizojë me Maltën, Ishujt Faroe dhe Azerbajxhanin, Duka tha se ky është një short vërtetë I mirë dhe se Kosova mund të fitojë grupin.
Mu duk short vërtet i mirë. Kosova i ka të gjitha shanset për të qenë e para e Grupit”, u shpreh ai.
Liga e Kombeve është një rrugë e dytë për arritjen e Europianit, krahas kualifikueseve tradicionale të vendeve europiane. Bëhet fjalë për katër bileta që ofron Liga e Kombeve për skuadrat europiane.
Fituesja e secilës Ligë (4 të mundshme) kualifikohet në Europian
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post