Rastet e dhunës në familje vazhdojnë të përbëjnë shqetësim për shoqërinë shqiptare, ku bashkëshorti rreh gruan apo fëmijët, por rastet kur gruaja rreh burrin janë më të rralla, ndaj dhe shoqërohen gjithnjë me habi dhe komente.
I tillë është edhe rasti i shënuar në Kavajë, i publikuar në “JOQ”, ku një burrë dhe grua që sipas qytetarit që ka dërguar videon, janë ndarë me njëri-tjetrin, janë përfshirë në një sherr me grushte dhe shqelma duke dhënë “show” për të pranishmit që kanë shpejtuar ta filmojnë.
“Përshëndetje JOQ! Këtu jemi në Kavajë dhe këta të dy janë ndarë më njëri-tjetrin, por ky i mori telefonin ish-gruas dhe kishin shumë që po ziheshin, por nuk e filmova dot që nga fillimi.”, shkruan qytetari.
(XH.A/SHUPLAKA)