Gjykata ka vendosur të japë pafajësi për bashkëpunëtorin e Mark Frrokut, Kristian Marinaj. I akuzuar për vrasjen në Belgjikë, mbi të rëndonte vepra penale e “vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.
Prokuroria kishte kërkuar 16 vjet burg për të pandehurin Marinaj. Ai u shpall i pafajshëm në mungesë nga Gjykata e Tiranës.
Ditën e nesërme pritet që Prokuroria të japë pretencën për Mark Frrokun. Ish-deputeti akuzohet për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999.
Gjykimi i ish-deputetit u shty disa ditë më parë për shkak të mungesës së Prokurores Anisa Qilimi. (XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post