Për dosjen “Habilaj” është shpallur në kërkim një tjetër ish-punonjës policie, raporton “Fax News”. Enkeled Greko është punonjësi i policisë për të cili Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar një fletë-arresti si i përfhsirë në dosjen “Habilaj”.
Sjellim në vëmebdje që mbrëmjen e djeshme Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi 3 urdhër-arreste për ish zyrtarë të policisë, por ende asnjë prej tyre nuk është arrestuar.
Duke marrë shkas nga ky dështim, SHÇBA ka nisur hetimi për dekonspirim pasi operacioni që u ndërmor mbrëmjen e djeshme rezultoi pa sukses, raporton “Fax News”.
Mësohet se dyshimet e para për këta oficerë lindën pas kapjes së një sasi droge prej 1 ton në Dhërmi dhe oficerët e policisë nuk vepruar.
Sjellim në vëmendje që Jaeld Çela, Sokol Bode dhe Gjergj Kohila dyshohet se janë përfshirë në trafikun e kanabisit dhe janë 3 ish punonjësit e policisë të shpallur në kërkim pasi ndaj tyre janë lëshuar tri urdhër-arreste nga Prokuroria e Krimve të Rënda. (J.V/Faxweb)
\