Në fundvit është koha më e duhur për të bërë edhe sondazhe në lidhje me vitin që lëmë pas krahëve. Kështu sipas një anketimi bërë nga ana e ‘’Prive”, Ledri Vula është shpallur personazhi i vitit në Kosovë.
Lidhur me çmimin Ledri ka thënë se viti 2017 ka qenë i suksesshëm, i palodhshëm dhe me plotë publikime të reja në muzikë.
Ai ka thënë se projekti ‘Deri dje’ ka qenë i duhuri me Noizyn dhe se janë duke bërë muzikë dhe se e kaluara duhet lënë prapa.
Reperi mes të tjerash ka thënë se asnjëherë nuk ka bërë një këngë për të thumbuar të tjerët, edhe pse mund të ketë pretendime të tilla.
“Kush e ka mizën mas veshi edhe mundet me u prekë”, u shpreh Ledri. (E.K/FAXWEB)