Pas dorëheqjes së ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri 4 ditë më parë, Kuvendi ka njoftuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve për vakancën pas lënies së mandatit nga ish-ministri.
Procedura u firmos nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit, që do të pasohet nga hallkat e tjera ligjore siç është zëvendësimi i Tahiri.
Saimir Tahiri do të zëvendësohet me pasuesin e tij në listën zgjedhore, që është Spartak Braho. Kuvendi theksoi se me Kushtetutë, mandati i Tahirit ka mbaruar.
(B.H/Faxweb)