01:05 | 14/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Shpalli kandidaturën për kreun e PD-së, 7 KUSHTET e Patozit për Lulzim Bashën

18:29 | 01/07/2017
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpalli kandidaturën për kreun e PD-së, 7 KUSHTET e Patozit për Lulzim Bashën

Deputeti Astrit Patozi në deklaratën e jashtëzakonshme për mediat, shpalli zyrtarisht kandidaturën për kreun e Partisë Demokratike.

Mirëpo pasi shpalli kandidaturën e tij, Patozi i vuri edhe 7 kushte kreut aktual të PD-së Lulzim Bashës.

KUSHTET:

Në emër të mijëra demokratëve, që më mbështesin në këtë sfidë, kërkoj, as më shumë dhe as më pak, por rregulla të pastra loje:

  1. Dorëheqje të menjëhershme dhe jo ngrirje të kryetarit Lulzim Basha, si përgjegjësi kryesor për rezultatin zhgënjyes në këto zgjedhje. Vendosjen e tij në pozitën e cdo kandidati tjetër, që do të futet në garë, si kushti minimal për paritet. Largimin e tij nga zyra bashkë me stafin e vet dhe çlirimin e selisë nga prania e të gjithë kandidatëve deri sa të përfundojë procesi për zgjedhjen e kryetarit të ri të PD.
  2.  Në bazë të nenit nr. 30, pika 2 e statutit, kryesia duhet të ngrejë  një komision për auditimin e procesit të garës në të gjitha elementet organizative të saj. Ky komision, i kryesuar nga Sekretari i Pergjithshëm, duhet të ketë në përbërje të tij një numër të njëjtë anëtarësh nga kandidatët e mundshëm në  garë.
  3. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (neni 46 i Statutit) duhet të kryesohet nga një prej sekretarëve funksionalë (Organizim apo Burime Njerëzore) dhe duhet të ketë anëtarë në numër të barabartë në përbërje prej kandidatëve në  garë. Ky komision duhet të hartojë dhe publikojë rregulloren e fushatës elektorale, e cila mungon për shkak të mosmiratimit nga Këshilli Kombëtar (Neni 37 i Statutit). Kjo rregullore duhet të garantojë akses të barabartë të kandidatëve në administrimin dhe vendimmarrjen e procesit të zgjedhjeve.
  4. Kërkohet kohë e mjaftueshme debati, analize dhe reflektimi, si dhe të bërit fushatë për të gjithë kandidatët.
  5. Sekretari i Përgjithshëm duhet të marrë nën kontroll database-n e antarësisë, duke garantuar rregullin e kahershëm në PD që të gjitha anëtarësimet e 2 muajve të fundit (nga data 1 qershor 2017) si dhe të gjitha anëtarësimet e bëra në kundërshtim me statutin ( pa një vendim të mbledhjes së seksionit apo kryesisë së degës apo kryesisë qëndrore, Neni 13 i Statutit) të mos kenë të drejtën e votës në këto zgjedhje. Listat e zgjedhësve duhet t’u jepet kandidatëve, jo më vonë se 3 ditë nga shpallja e garës, Ato duhet të publikohen e afishohen në mënyrë elektronike në web-in e kryesisë së degës e në hard copy në ambjente publike të selisë së degës së PD;
  6. Normalizimin statutor të procesit të garës, duke bërë nul veprimet e deritanishme jolegjitime, përmes vendimit të dy nënkryetarëve. Kryesia është i vetmi organ statutor që ka të drejtë të deklarojë garën dhe të garantojë barazinë në të. (neni 30, pika 2 e Statutit);
  7. Komisioni duhet të autorizohet nga kryesia, që të ushtrojë edhe atributet e Komisionit Qëndror  të Apelimit (neni.47) përderisa  ky komision nuk ekziston, sepse nuk është zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.

Sipas nesh, këto kërkesa janë garancitë minimale që të shkohet në një proces të drejtë dhe gjithëpërfshirës në zgjedhjet e brendshme në PD.

Ndaj pas këtij parashtrimi, ftoj zotin Lulzim Basha që të dalë mbi ambiciet personale dhe të vendosë fatin dhe të ardhmen e Partisë Demokratike mbi interesat e tij të momentit. Jam gati të punoj me të për një garë reale që synon rimëkëmbjen e shpejtë të Partisë Demokratike.

Por, në rast se kërkesat tona të drejta për një garë reale nuk do të plotësohen, ai do te marrë të gjithë përgjegjësinë për hedhjen në erë të së vetmes mundësi për nxjerrjen nga kriza të Partisë Demokratike, për shkak të atij vetë.

Nëse kjo ndodh, çdo anëtari të Partisë Demokratike i lind e drejta të refuzojë dhe të mos lejojë me të gjitha mjetet demokratike një farsë elektorale, e cila synon grabitjen në tavoline të mandatit të kryetarit nga zoti Lulzim Basha.”, tha Patozi. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Astrit Patozi
Pas

Problemet me energjinë elektrike, Berisha: Rama zbrazi digat për të fituar para, mendoi se do humbiste zgjedhje

Para

Vlorë, 29 vjeçari kanoset me armë në mesnatë dhe i marrin paratë

Para
Vlorë, 29 vjeçari kanoset me armë në mesnatë dhe i marrin paratë

Vlorë, 29 vjeçari kanoset me armë në mesnatë dhe i marrin paratë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Celibashi: Procesi i numërimit po zhvillohet normalisht, rezultatet përfundimtare priten brenda javës

Presidenti i Ukrainës uron Edi Ramën për zgjedhjet e 11 Majit, Zelensky: Urime për fitoren bindëse

Zgjedhjet/ Kryeministri spanjoll Sanchez uron Ramën: Urime për fitoren bindëse të PS!

Zelensky uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Mezi pres të forcojmë më tej marrëdhëniet!

Të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, Shkodra Elektronike sonte me “Zjerrm” në Eurovision: Të fitojmë dhe në 2026 ta sjellim në Shqipëri

O Bashe…7×7= mbi 80 mandate për PS! Ku je o Bashe?!

PS 10 mandate në Elbasan, kush janë emrat nga lista e hapur që pritet të futen në Kuvend! PD asnjë ulëse

Balluku: Fitore historike në Fier, PS merr 12 mandate

Listat e hapura në Vlorë/ PD humb edhe një nga lista e mbyllur! PS kryeson me Gjiknurin, Bidon, Sinajn, Llajon dhe Mersinin! Jashtë mbetet Ina Majko

“Erion Veliajt” i del emri në listën e deputetëve për qarkun e Tiranës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.