Zv/Kryeministri Erion Braçe ka reaguar ditën e sotme për vendimin e DASH që shpalli non-grata këtë te mërkurë ish-Kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.
Braçe shkruan në Facebook që n këto momente i vijnë në mendje katër të pushkatuarit Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika, si dhe26 të vrarët në Gërdec, për të mbrojtur korrupsionin e familjes Berisha.
“SHBA I NDALOJNE HYRJEN NE VEND “FAMILJES”!
BERISHA DHE FAMILJA E TIJ NDALOHEN PER SHKAK TE KORRUPSIONIT DHE LUFTES NDAJ DEMOKRACISE!
NE KETE MOMENT TE VETMIT QE ME VIJNE ME MENDJE JANE ZIVER VEIZI, FAIK MYRTAJ, HEKURAN DEDA, ALEKS NIKA TE PUSHKATUAR PER TE MBROJTUR KORRUPSIONIN E FAMILJES;
26 TE VRARET NGA SHPERTHIMI I KORRUPSIONIT TE FAMILJES NE GERDEC!“, shkruan Braçe.
Ditën e sotme, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken deklaroi në Twitter se Sali Berisha dhe familja e tij janë shpallur non-grata për shkak të veprimeve të korruptuara që minuan demokracinë në Shqipëri.
“Veprimet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha minuan demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke caktuar publikisht Berishën dhe anëtarët e familjes së tij të afërt si të papërshtatshëm për hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Ne mbetemi të bashkuar në luftën kundër korrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, shkruan Blinken.
(E.H/Faxweb.al)