Ditën e djeshme, Kongresmeni amerikan Lee Zeldin, kërkoi llogari nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken për shpalljen ‘non-grata’ të ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha.
Pas pyetjeve që ngriti ndaj Blinken, kongresmeni amerikan ka dërguar edhe një letër në Departamentin Amerikan të Shtetit ku kërkon të ketë akses në informacionet që kanë për Sali Berishën. Në letrën që ai ka dërguar ndaj Komisionit të Ligjeve në DASH, Zeldin kërkon të dijë se mbi cilat baza u mor një vendim i tillë për Berishën.
“Dua të di mbi cilat baza u mor një vednim i tillë për Sali Berishën. Kërkoj të kem akses në informacionet e siguruara për të nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit”- është shprehur kongresmeni në letrën e tij.
Gjatë ditës së djeshme kongresmeni pyeti sekretarin e shtetit nëse kishte pasur kontakte me Soros për vendimin ndaj Berishës, ndërsa Blinken e mohoi një gjë të tillë, por shtoi se nuk mund të jepte garanci nëse nuk ka pasur kontakte nga përfaqësues të tjerë të DASH me multimiliarderin.