Në prangat e policisë së Korçës ka rënë një 31-vjeçar pasi akuzohet se për dy vjedhje. Mbi Daniel Bajramin rëndon akzua e vjedhjes i parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.
DETAJE:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim : Daniel Bajram, 31 vjeç, banues në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë më datë 18.11.2017, ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi për veprën penale : “Vjedhja” të parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal, në lidhje me dy vjedhje të ndodhura më datë 16.11.2017 në lagjen nr 4 dhe më datë 17.11.2017, në lagjen nr 10 në Korçë, në banesat në pronësi të shtetasve G.L, dhe S.H, banues në Korçë. (J.V/Faxweb)