Mbi 400 komente plot kritika, janë shënuar në vetëm pak orë në faqen e Ambasadës Amerikne në Tiranë, lidhur me reagimin ndaj vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Pas vendimit të gjykatës që e la Tahirin në shërbim prove, Ambasada Amerikane shkroi në një postim në Facebook se vendimi “Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mirë.”, thuhet në tej në reagim.
Kjo deklaratë ka nxitur komente të shumta, ku pjesa më e madhe e komentuesve kanë shprehur pakënaqësinë ndaj Ambasadës në statusin në Facebook, postuar prej saj.
Komentuesit e cilësojnë reagimin e Ambasadës si të “dalë nga zyrat e Rilnidjes”, ndërkohë që shtojnë se po mbështesin qeverinë e cila është e kriminalizuar dhe e korruptuar deri në grykë.
“Jeni bere te pabesueshem e qesharak. Ju nuk perfaqesoni Interesat e Popullit Amerikan, perkundrazi, ju po demtoni mardheniet midis dy popujve me qendrimet tuaja prej kohesh te dyshimta te njeanshme dhe here-here aktive ne krahun e qeverise e cila eshte e kriminalizuar dhe e korruptuar deri ne gryk! God bless Amerika not you!”- shkruan një komentues.
“E turpshme kjo deklarate. Kjo vetem sa i shkurajon shqiptaret qe kan besim absolut tek vendi më demokratik i botes. Uroj te jete mendim personal i ndonje zyrtari te rendomte te kesaj ambasade, ndryshe ky eshte zhgenjim i madh.”- shkruan një tjetër.
“As Mira Kazhani nuk do e qëndiste kaq bukur deklaratën”, shkruan një komentues.
“Edhe ERTV nuk do e formulonte kaq bukur. Ju maskarenj që vini nën petkun e diplomatit jeni e keqja reale e këtij vendi. Jeni thjesht një tufe ndyrësirash, pedofilësh, pederastësh që bëjnë gam gam kot vetëm për interesa personale”, shkruan një tjetër.
(M.Q/Faxweb.al)