Një aksident ka ndodhur pak pas mesditës së sotme në kryeqytet pranë zonës së njohur si Ura e Tabakëve.
Një automjet ka dalë nga rruga me shpejtësi duke rrezikuar përplasjen e 2 kalimtarë, por fatmirësisht është përplasur me një pemë aty afër.
Nëse nuk do kishte qenë pema, makina mund të kishte përplasur kalimtarët dhe të përfundonte në Lumin Lanë, duke rrezikuar që të përsëritej një tragjedi si ajo e Porcelanit.