17:37 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpenzimet e mbrojtjes, Strategjia: Pajisjet dhe investimet 20% të buxhetit të Mbrojtjes

07:55 | 25/06/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpenzimet e mbrojtjes, Strategjia: Pajisjet dhe investimet 20% të buxhetit të Mbrojtjes

Qeveria synon që investimet për pajisje dhe investime të mos jenë nën 20 për qind e totalit të buxhetit të Ministrisë së Mbrojtjes. Strategjia Ushtarake e Republikës së Shqipërisë  dorëzuar në Kuvend prej pak ditësh nënvizon ndër të tjera objektivat për shpenzimet për të qenë në harmoni me zotimet që insitucionet kanë marrë karshi traktateve ndërkombëtare.

“Për të garantuar përmbushjen e misionit kushtetues dhe arritjen e objektivave strategjikë kjo strategji mbështet një buxhet të Mbrojtjes në nivelet e kërkuara. Në përmbushje të detyrimeve nën nenin 3 të Traktatit të Uashingtonit dhe në zbatim të vendimit të marrë nga krerët e vendeve aleate në Samitin e NATO-s në Vilnius 2023, do të synohet që buxheti i Mbrojtjes të jetë jo më pak se dy për qind i Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe shpenzimet për investime dhe pajisje e armatime të jenë në 20 për qind të buxhetit të Mbrojtjes, sikurse është pranuar edhe në Deklaratën e Samitit të Uellsit.

Përdorimi i burimeve të Mbrojtjes në FA do të bëhet në mënyrë të balancuar ndërmjet tri kategorive kryesore të shpenzimeve (personeli, operacionet dhe mirëmbajtja, si dhe investimet për modernizimin dhe infrastrukturën), për të siguruar zhvillim harmonik e të integruar të të gjitha fushave të mbrojtjes”, thuhet në dokument.

Ndërkohë strategjia nënvizon se burimet financiare për sigurimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe përmbushjen e detyrimeve në kuadër të mbrojtjes kolektive, sigurohen nga buxheti i Mbrojtjes, buxheti i përbashkët i Aleancës, si dhe nga programet e bashkëpunimit ushtarak dypalësh.

“Duke qenë se FARSH kanë nevoja në rritje për burime financiare, krijimi i kapaciteteve do të fokusohet në prioritete të mirë përcaktuara, me një menaxhim më të mirë, transparent dhe efikas të financave. Për të përballuar sfidat aktuale të mjedisit të sigurisë dhe ato që priten prej zhvillimeve teknologjike, vendet kanë vendosur të rrisin investimet në mbrojtje dhe mbajtur hapin me shkallën dhe kompleksitetin e ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike.

Duke qenë se siguria e Aleancës është e lidhur me sigurinë e vendit tonë, do të përmbushen detyrimet për barrën financiare, do të zhvillohen aftësitë dhe kapacitetet për të menaxhuar një gamë të gjerë krizash, si dhe do të rritet kontributi në operacionet dhe misionet e NATO-s”, thuhet në strategji./ Monitor

Pas

Scholz: Shumë gjermanë janë të pakënaqur me ndihmën për Ukrainën

Para

Orban: Nuk po bllokojmë negociatat për anëtarësim e Ukrainës në BE

Para
Orban: Nuk po bllokojmë negociatat për anëtarësim e Ukrainës në BE

Orban: Nuk po bllokojmë negociatat për anëtarësim e Ukrainës në BE

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në Shashicë/ Flakët përhapen me shpejtësi në Bypass-in e Vlorës

Polonia i thotë “ndal” emigracionit të paligjshëm, protesta në disa vende europiane

EMRI/ Aksident me vdekje në Divjakë, 62-vjeçari del nga rruga me mjetin bujqësor dhe mbetet i bllokuar nën të

Irani dhe Rusia organizojnë stërvitje të përbashkët në Detin Kaspik

Helmohet kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu

Indonezi/ Anija me 280 persona në bord shpërthen në flakë, pasagjerët hidhen në det për të shpëtuar

Aksioni për shembjen e ndërtimeve pa leje në Theth dhe lirimi i hapësirave publike, Rama ‘rikthehet’ para publikut: Nesër këtu!

Kremlini: Putin i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Të paktën 67 palestinezë humbën jetën në Gaza, u sulmuan ndërsa prisnin ndihma humanitare

Edi Rama ndan pamjet pas pastrimit të hapësirës publike në zonën e “Deliorgjit” në Tiranë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.