Institucionet publike shëndetësore në Kosovë kanë në dispozicion vetëm 92 autoambulanca, në mungesë të së cilave shpesh rrezikohet edhe jeta e pacientëve.
Sipas “Zëri” është vendosur që të shpenzohen 7.2 milionë euro nga buxheti i shtetit për marrjen e 358 makinave me qira, ndonëse në dispozicion janë mijëra makina për stafin e nivelit qendror dhe lokal.
Mësohet se Institucionet e Kosovës kanë ndarë një buxhet prej më shumë se 7.2 milionë eurosh për t’i marrë me qira 358 makina, të cilat do t’i shfrytëzojnë për 66 muajt e ardhshëm.
Por, një vendim të tillë nuk po e marrin edhe për blerjen e autoambulancave, për të cilat kanë nevojë pacientët e institucioneve publike shëndetësore. (J.V/Faxweb.al)