02:56 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shpërblime për mësuesit dhe policët? Ç’thotë Ministria e Financave

11:24 | 13/12/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Shpërblime për mësuesit dhe policët? Ç’thotë Ministria e Financave

Në çdo fundvit rikthehet edhe diskutimi i famshëm nëse do të ketë apo jo shpërblime për kategori të caktuara të administratës.

Po a do të ketë shpërblime për policët dhe për mesuesit? Mesa duke jo! Ministria e Financave i tha zyrtarisht gazetës “Shqiptarja.com”, se deri më tani nuk është parashikuar shpërblim për këto kategori.

Mësuesit
Për mësuesit duhet një fond i konsiderueshëm për të dhënë shpërblimin për festat e fundvitit, për shkak se bëhet fjalë për më shumë se 36 mijë arsimtarë. Për këtë shkak thanë burimet nga Ministria e Financave, nuk është parashikuar ende shpërblimi, pas mungojnë fondet.

Për këtë arsyje ekspertët e financave po mendojnë shpërblimin e mësuesve më të mirë gjatë 2017-së, për t’ju dhënë një pagë. Edhe një vit më parë qeveria shpërbleu vetëm 400 mësuesit më të mirë në të gjithë vendin.

“Ende nuk është zyrtarizuar, por për mësuesit dhe policët mungojnë fondet për shpërblimet e fundvitit. Por gjithsesi qeveria do të vendosë në ditët në vijim”, – thanë burime nga Ministria e Financave.

Policët
Më shumë se 11 mijë polic nuk do të marrin shpërblim për festat e fundvitit. Gazeta u interesua pranë Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Brendshme, ku dy inctitucionet thanë se nuk është planifikuar ndonjë shpërblim për uniformat blu.

Burimet nga Ministria e Financave sqarojnë se nuk është parashikuar shpërblim për policët në fondin prej 1.8 miliardë lek, i cili do shkojë  për dhënien e 3 mijë lekëve, pensionistëve dhe shtresave në nevojë.

Edhe Ministria e Brendshme nuk ka bërë propozim për t’ju dhënë pagë shtesë ose shpërblim oficerëve të Policisë për festat e fundvitit.  Ashtu si një vit më parë pritet të marrin shpërblim vetëm policët që janë vlerësuar me certfikata për shërbime të dalluara.

Gjithsesi do të jetë qeveria e cila do të vendos, në momentin që do miratohen shpërblimet për pensionistët she shtresat në nevojë. Deri më tani të ardhurat shtesë në buxhetin e shtetit nuk mbulojnë edhe dhënien e shpërblimeve për pensionistët. Në vitin 2015 oficerët e Policisë morën 5 mijë lekë të reja shpërblim, ndërsa një vit më parë përfituan rreth 200 polic të cilët kishin marrë certifikata për vlerësime në punë.

Vendimi për shpërblimet e fundvitit pritet të miratohet nga qeveria në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të Ministrave, por deri më tani oficerët e Policisë nuk parashikohet të përfitojnë.

(E.K/FAXWEB) 

Etiketa: Ministria e Financave
Pas

Presidenti Meta dekreton Visho Ajazin ambasador në NATO

Para

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Basha: Rama do të vendosë një prokuror politik, po dhunon Kushtetutën

Para
Reagon Basha për nxënësit e Shupenzës: Revoltë për pasigurinë, investimet në shkolla s’mund të bëhen pjesë e babëzisë qeveritare

Zgjedhja e Kryeprokurorit, Basha: Rama do të vendosë një prokuror politik, po dhunon Kushtetutën

Discussion about this post

 



Të Fundit

OKB për rritjen e dënimeve me vdekje në Iran: 48 persona në listë për t’u ekzekutuar

Erdogan: Bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë mund të rifillojnë në Turqi

Trump kërkon hetim për Beyonce, ja për çfarë e akuzon presidenti këngëtaren

Lufta në Gaza/ 58 ish-ambasadorë të BE-së: Të ndërmerren veprime kundër shkeljeve të rënda humanitare

Dhuna ndaj kamerierit, menaxheri i hotelit tregon si u godit i riu, avokati përpiqet t’ia lërë përgjegjësinë shokut të policit

Plagoset me thikë 25-vjeçari në Vlorë

Trump kritikon kryebashkiakun e Londrës në takim me Starmer, presidenti: Ka bërë një punë të tmerrshme, një person i keq

Të shtëna me armë zjarri jashtë një kazinoje në SHBA, raportohet për disa të plagosur

Italia në alarm! Virusi i “Nilit Perëndimor” i merr jetën tre të moshuarve, 16 raste të reja në qarkun e Romës

Gjendet një trup i pajetë pranë “Urës së Drinit të Zi” në Kukës, nuk dihet ende identiteti i tij

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.