Punonjësit e Administratës publike nuk janë të përfshirë në skemën e shpërblimeve të funvitit. Mëoshet se buxhetorëve shpërblimi do u jepet përmes rritjes së pagës që do të nisë nga 1 marsi i 2017-ës.
Ndërkaq, një sërë kategorish përfshihen në skemën e shpërblimeve me rastin e festive të fundvitit. Do të përfitojnë pensionistët, personat me status të veçantë individualiteti dhe familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike.
Vendimi i qeverisë pritet të bëhet public pas disa ditësh. Sipas “Gazetës Panorama”, masa e shpërblimit për kategorinë e pensionistëve pritet të variojë nga 2500 lekë deri në 3000 lekë. Bëhet fjalë për rreth 372.932 pensionistë që marrin pension pleqërie, pension individualiteti, pension familjar dhe 145.580 pensionistë që marrin pension fshati.
Nga shpërblimet e fundvitit do të përfitojnë 81.000 kryefamiljarë që përfitojnë nga skema e energjisë elektrike, 68.000 nga kategoritë e veçanta që mbajnë statusin e personave me aftësi të kufizuara; 3.595 persona që marrin trajtim të veçantë për punën në miniera dhe ndërmarrje të industrisë ushtarake; 10.600 persona që marrin pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi.
Sa i takon faturës financiare të pensionistëve, ajo do të llogaritet në përfundim të shlyerjes së detyrimeve të prapambetura. Kujtojmë se shpërblimi për pensionistët dhe Administratën vitin e kaluar, i kushtoi 15 milionë dollar qeverisë.