Pas lançimit të politikave të re sociale nga ana e kryeministrit Edi Rama , ka reaguar edhe deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, e cila është bërë edhe nënë pak kohë më parë. Spiropali nuk e ka fshehur aspak entuziasmin për vendimin e ri të qeverisë që nga 1 janari për çdo çift që do sjellë në jetë një fëmijë , do ketë edhe shpërblime.
“Lajm i mirë për nënat dhe familjet e reja!
Politika e Re për fëmijët e porsalindur NGA 1 JANARI, 40 mijë lekë të reja për Fëmijën e Parë; 80 mijë lekë për Fëmijën e Dytë; 120 mijë lekë për Fëmijën e Tretë.
Reformat po japin rezultate dhe krijojnë mundësi të reja, si kjo më e fundit për rritjen me 8, 16 dhe 24-fish të Çekut të Bebes (5 mij lekë prej afro 15 vjetësh, qëkur u fut për herë të parë nga Bashkia e Tiranës)” shkruan Spiropali, teksa publikon edhe foton kur ajo u bë nënë për herë të parë.
Ditën e sotme kryeministri Rama së bashku ministren e Mirëqenies Sociale dhe Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, zbuluan nismën e re të Qeverisë se për çdo fëmijë të lindur në Republikën e Shqipërisë, qeveria o të japë një çek, disafish më të lartë se ai që merrej deri më tani. Për ata prindër që kanë fëmijën e parë, shpërblimi do të jetë 400 mijë lekë të vjetra, për fëmijën e dytë 800 mijë lekë, dhe për fëmijën e tretë 1 200 000 të vjetra.
(J.D/Faxweb.al)