Pas miratimit të vendimit nga Këshilli i Ministrave, ka nisur shpërndarja e pensioneve për të gjithë pensionistët.
Ditën e djeshme, pensionistët bashkë me pensionin e muajit kanë marrë edhe shpërblimet e përcaktuara nga qeveria.
Mësohet se vazhdon ende me intensitet të plotë shpërndarja e shpërblimit për pensionistët, me rastin e festave të fundvitit.
Dhe më konkretisht:
Gjatë ditës së djeshme janë tërhequr 78, 450 shpërblime;
Sot deri në orën 10.00 janë shpërndarë 27,678 shpërblime, ndërsa përsa i përket pensioneve që tërhiqen në Banka, deri në datën 20 dhjetor 2016 kanë kaluar 20,000 shpërblime.
Në total deri në këto momente janë shpërndarë 126, 128 shpërblime. (MD/SHUPLAKA)
Discussion about this post