Prokuroria e Vlorës ka kërkuar sot 9 vite burg për Shpëtim Gjikën nën akuzën për shpërdorim detyre. Kujtojmë se pak kohë më parë Gjika ka qenë nën hetim, çka e detyroi që të hiqte dorë për pak kohë nga politika.
Në këto zgjedhje ai u rikthye sërish në politikën aktive, duke përkrahur PS-në për zgjedhjet parlamentare.
Në shkurt të vitit 2015, Shpëtim Gjika, në atë kohë kryetar i Bashkisë së Vlorës u arrestua dhe ndaj tij nisi një proces i gjatë me akuzën për shpërdorim detyre.
Më herët Prokuroria e Vlorës pati kërkuar tre vjet burg për ish-kryetarin e Bashkisë Vlorë, pasi e akuzonte për një shkelje të vitit 2008. Sipas hetimit, Gjika i ka shitur një subjekti privat një truall rreth 350 metër katror tokë në vitin 2008 pranë Gjimnazit “Ali Demi” në Vlorë. Ky veprim nuk duhej bërë me firmën e Kryetarit të Bashkisë, por me vendim të Këshillit Bashkiak, që Gjika e ka shpërfillur.
Ky veprim nuk duhej bërë me firmën e Kryetarit të Bashkisë, por me vendim të Këshillit Bashkiak, që Gjika e ka shpërfillur. Ky vendim pafajësie, ishte i dyti për Shpëtim Gjikën pas largimit nga detyra. Në 2014 Gjykata e Tiranës e Shkallës së parë dhe Apelit e deklaroi të pafajshëm Gjikën për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Ndërkohë është nën hetim dhe për disa leje ndërtimi të dhëna gjatë kohës që drejtoi Bashkinë e Vlorës.
(E.K/SHUPLAKA)