Pak ditë më parë në provincën e Milanos pranë bashkisë së qytetit janë shpërndarë disa fletëpalosje raciste kundër emigrantëve, po ashtu edhe emigrantët shqiptar.
“Kalendari i gjuetisë së hapur gjatë gjithë vitit për shtazën migratore!, për marokenë, shqiptarë, rumunë, kosovarë, talebanë, afganë, bullgarë”. “Duke marrë parasysh lëkurën e tyre, është i lejueshëm përdorimi i armëve të tipit pushkë apo i bombave të dorës dhe të qenve”, shkruhet në këto fletëpalosje
Ka qenë e përditshmja italiane “Il Giorno” ka publikuar foto të fletëpalosjes ku shihet një gjuhë e ashpër ndaj emigrantëve edhe me kombësi shqiptare.
Ndërkohë kryetari i Bashkisë së Rozzanos ka justifikuar gjithçka, duke e quajtur “si një gabim të pavullnetshëm”. (S.SH/Shuplaka)