Gjykata e Rrethi Gjyqësor, Krujë ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 të arrestuarit 4 ditë më parë të cilët u kapën duke shpërndarë drogë me doza të vogla në Nikël.
Masa e sigurisë është dhënë për shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushe-Krujë, Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemlloari banues në Tiranë ndërkohë mësohet se dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Shtetasit Aurel Tema, Gilmando Bami, janë të dy vetëm nga 19 vjeç të cilët sapo kanë mbaruar gjimnazin. Aurel Tema punonte në një servis telefonash ku merrej me rregullimin e tyre.
(F.GJ/FAXWEB.AL)