Në prangat e Policisë së Tiranës ka rënë tre persona pasi ishin pjesë e një bande droge. Këta 3 persona shpërndanin lëndë narkotike, kokainë në lokalet e kryeqytetit.
Sipas një portali online bëhet fjalë për Bernard Tocin, Fatos Ramën dhe Bodison Kastriotin të cilët janë kapur në flagrancë nga policia e kryeqytetit duke shpërndarë drogë.
Policia nën cilësinë e provës materiale ka sekuestruar dhe 10 doza kokaine dhe një sasi e vogël kanabisi.
(J.V/Shuplaka)