Policia italiane ka vendosur në pranga dy shqiptarë pasi po tentonin të tregtonin drogë në lokalet e natës zonën e via Papirias.
Të dy shqiptarët rreth të 40-ve, të cilët kishin qëndrim të rregullt në Itali ishin pikasur nga policia italiane për lëvizjet e tyre të dyshimta.
Agjentët e skuadrës së lëvizshme të policisë italiane ishin vendosur në përndjekjen e dy shqiptarëve pasi ata ishin mjaft të njohur në rrethin e trafikut të drogës. Ata frekuentonin shpesh jetën e natës ku shfrytëzonin lokalet dhe pub-et për të shitur drogën, shkruajnë mediat italiane.
Sipas policisë italiane, me nisjen e sezonit të ri të verës rritet edhe konsumi, veccanërisht në lokalet e natës.